Cilësimet e internetit dhe MMS
Për të dërguar mesazhe multimediale ose për t'u qasur në internet kur nuk ka rrjet Wi-
Fi® të disponueshëm, duhet të keni një lidhje të dhënash celulare funksionuese me
cilësimet e sakta të internetit dhe të MMS (Shërbimit të Mesazhimit Multimedial). Ja disa
këshilla:
•
Për shumicën e rrjeteve dhe operatorëve celularë, cilësimet e internetit dhe MMS vijnë të
parainstaluara në pajisje. Atëherë, mund të filloni përdorimin e internetit dhe të dërgoni
mesazhe multimediale menjëherë.
•
Në disa raste, keni opsionin për shkarkimin e cilësimeve të internetit dhe MMS kur e
ndizni pajisjen për herë të parë, kur është futur një kartë SIM. Gjithashtu, është e mundur
t'i shkarkoni këto cilësime më vonë nga menyja Cilësimet.
•
Mund t'i shtoni, ndryshoni ose fshini me dorë cilësimet e internetit dhe MMS në pajisjen
tuaj në çdo kohë. Nëse ndryshoni ose fshini një cilësim të Internetit ose MMS gabimisht,
shkarkoni përsëri cilësimet e Internetit dhe MMS.
•
Nëse nuk mund të përddorni Internetin në një rrjet celular ose nëse mesazhimi
multimedial nuk funksionon, edhe pse cilësimet e Internetit dhe MMS janë shkarkuar me
sukses në pajisjen tuaj, referojuni këshillave të zgjidhjes së problemeve në pajisjen tuaj në
www.sonymobile.com/support/
për mbulimin e rrjetit, të dhënat celulare dhe çështje të
MMS-së.
Nëse regjimi STAMINA është aktivizuar për të kursyer energjinë, i gjithë trafiku i të dhënave
celulare ndërpritet kur ekrani është i fikur. Nëse kjo shkakton probleme të lidhjes, provoni të
përjashtoni disa aplikacione dhe shërbime nga ndërprerja ose çaktivizoni regjimin STAMINA
përkohësisht. Për më shumë informacion, shihni
Pamja e përgjithshme e tiparit të regjimit
STAMINA
në faqen 22 .
Nëse e përdorni një pajisje me shumë përdorues, vetëm pronari, d.m.th. përdoruesi kryesor,
mund të shkarkojë cilësime të internetit dhe të mesazhimit nga menyja e Cilësimeve, por
cilësimet e shkarkuara zbatohen për të gjithë përdoruesit.
Për të shkarkuar cilësimet e Internetit dhe MMS
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Më shumë > Cilësimet e internetit.
3
Trokitni lehtë mbi
Pranoj. Pasi cilësimet të jenë shkarkuar me sukses, shfaqet
në shiritin e gjendjes dhe të dhënat celulare ndizen automatikisht.
Nëse cilësimet nuk mund të shkarkohen në pajisjen tuaj, kontrolloni fuqinë e sinjalit në rrjetin
tuaj celular. Lëvizni në një vendndodhje të hapur pa pengesa ose shkoni afër një dritareje dhe
pastaj provojeni përsëri.
31
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të shtuar me dorë cilësimet e Internetit dhe MMS
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë mbi
Emrat e pikave të qasjes > .
4
Takoni
Emri dhe futni një emër që dëshironi.
5
Takoni
APN dhe futni emrin e pikës së hyrjes.
6
Futni të gjithë informacionin tjetër që kërkohet. Nëse nuk e dini se ç'farë
informacioni kërkohet, kontaktoni operatorin e rrjetit tuaj për më shumë hollësi.
7
Kur të përfundoni, takoni , pastaj takoni
RUAJ.
Për të parë cilësimet e shkarkuara të Internetit dhe MMS
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë mbi
Emrat e pikave të qasjes.
4
Për të parë më shumë hollësi, takoni ndonjë nga objektet e disponueshëm.
Nëse keni disa lidhje të disponueshme, lidhja aktive me rrjetin tregohet nga një buton i
shenjuar .