Cilësimet e përgjithshme të kamerës
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të regjimit të fotografimit
Automatike superiore
Optimizoni cilësimet tuaja për t'iu përshtatur cilësdo skenë.
Me dorë
Rregulloni manualisht cilësimet e kamerës.
Sound Photo
Nxirrni foto me tingull në sfond.
Efekti AR
Bëni foto ose video me skena dhe karaktere virtuale.
Efekti krijues
Zbatoni efektet te fotot ose videot.
Lëvizja panoramike
Nxirrni foto panoramike dhe me kënd të gjerë.
Optimizimi automatik
Regjimi i optimizimit automatik zbulon kushtet në të cilat po fotografoni dhe rregullon
automatikisht cilësimet për të siguruar që të nxirrni foton më të mirë të mundshme.
Regjimi me dorë
Përdorni regjimin me dorë kur dëshironi të rregulloni me dorë cilësimet e kamerës për
bërjen e fotove dhe videove.
Efekti AR
Mund të përdorni efektet AR (realiteti i shtuar) në fotot ose videot tuaja dhe t'i bëni ato
më argëtuese. Kur përdorni kamerën, ky cilësim ju lejon të integroni skenda 3D në fotot
ose videot tuaja. Thjesht përzgjedhi skenën që dëshironi dhe rregulloni pozicionin e saj
në pamor.
90
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Efekti krijues
Mund të zbatoni efekte të ndryshme në fotot ose videot tuaja. Për shembull, mund të
shtoni një efekt Nostalgjik për t'i bërë fotot të duken më të vjetra ose një efekt Skicë për
një imazh më argëtues.
Sweep Panorama
Mund të bëni foto me kënd të gjërë dhe panoramike nga drejtimi horizontal ose vertikal
me një lëvizje të thjeshtë shtyp-dhe-rrëshqit.
Për të bërë një foto panoramike
1
Aktivizoni kamerën.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj përzgjidhni .
3
Për të përzgjedhur një drejtim regjistrimit, trokitni lehtë mbi
.
4
Trokitni lehtë mbi ekran dhe lëvizni kamerën ngadalë dhe qëndrueshëm në drejtim
të lëvizjes së treguar në ekran.
Shkarkimi i aplikacioneve të kamerës
Mund të shkarkoni aplikacione falas ose me pagesë të kamerës nga Google Play™ ose
burime të tjera. Para se të nisni shkarkimin, sigurohuni që keni një lidhje funksionuese me
internetin, mundësisht nëpërmjet Wi-Fi®, për të kufizuar tarifat e trafikut të të dhënave.
Për të shkarkuar aplikacione të kamerës
1
Hapni aplikacionin e kamerës.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
TË SHKARKUESHME.
3
Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të shkarkoni dhe ndiqni udhëzimet për të
përfunduar instalimin.
Hapja e shpejtë
Përdorni cilësimet e Hapjes së shpejtë për të hapur kamerën kur ekrani është i kyçur.
Vetëm hape
Pasi të zvarritni në brendësi, kamera kryesore hapet nga regjimi i fjetjes.
Hape dhe fotografo
Pasi të zvarritni në brendësi, fotokamera hapet nga regjimi i fjetjes dhe nxirret një foto.
Hape dhe regjistro videon
Pasi të zvarrisni në brendësi, videokamera hapet nga regjimi i fjetjes dhe fillon regjistrimin.
Joaktiv
Gjeoetiketimi
Etiketoni fotot me hollësitë se ku i nxorrët ato.
Marrja me prekje
Identifikoni një zonë të fokusit dhe pastaj prekni me gisht ekranin e kamerës. Fotoja
nxirret sapo të hiqni gishtin.
Ruajtja e të dhënave
Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në
hapësirën ruajtëse të brendshme.
Hapësira ruajtëse e brendshme
Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.
Karta SD
Fotot ose videot ruhen në kartën SD.
91
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Bllokimi i prekjes
Aktivizojeni për të çaktivizuar operacionin e prekjes për të shmangur prekjet e
pavullnetshme.
Balanca e të bardhës
Ky funksion rregullon balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit. Ikona e cilësimit të
balancës së të bardhës disponohet në ekranin e kamerës.
Automatike
Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.
Inkandeshente
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llambat e dritave.
Fluoreshente
Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.
Dritë dite
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.
Me re
Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.