Sony Xperia Z Ultra - Konfigurimi me një prekje

background image

Konfigurimi me një prekje

Mund të përdorni funksionin e Konfigurimit me një prekje për të filluar automatikisht

konfigurimin e disa tipareve që funksionojnë me valë ndërmjet dy pajisjeve Xperia™. Për

shembull, mund të përdorni Konfigurimin me një prekje për të hapur konfigurimin e

cilësimeve themelore për Pasqyrimin e ekranit dhe Xperia Link™. Pasi të keni përfunduar

konfigurimin, atëherë do të keni nevojë vetëm për një prekje çdo herë për të hapur këto

tipare.
Funksioni i Konfigurimit me një prekje aktivizohet duke përdorur NFC. Për më shumë

informacione mbi konfigurimin e Pasqyrimit të ekranit, Serverit të multimediave, NFC-së

dhe Bluetooth® në pajisjen tuaj, referojuni seksioneve përkatëse të udhëzuesit të

përdorimit.

Për të nisur Konfigurimin me një prekje në pajisjen tuaj

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Lidhshmëria Xperia™ > Konfigurimi me

një prekje. Funksioni NFC aktivizohet automatikisht.

3

Sigurohuni që funksioni NFC në pajisjen tjetër Xperia™ është aktivizuar.

4

Sigurohuni që ekranet e të dyja pajisjeve janë të shkyçura dhe aktive.

5

Vini të dyja pajisjet bashkë në mënyrë që zona e zbulimit NFC e secilës pajisje të

prekë tjetrën. Funksioni i konfigurimit me një prekje hapet automatikisht.

Të dyja pajisjet duhet të mbështesin funksionin e Konfigurimit me një prekje.

117

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.