Sony Xperia Z Ultra - Kujtesa dhe hapësira ruajtëse

background image

Kujtesa dhe hapësira ruajtëse

Pajisja juaj ka lloje të ndryshme opsionesh për kujtesën dhe hapësirën ruajtëse.

Hapësira ruajtëse e brendshme është rreth

12 GB dhe përdoret për të ruajtur

përmbajtjen e shkarkuar ose të transferuar bashkë me cilësimet dhe të dhënat personale.

Disa shembuj të të dhënave të ruajtura në hapësirën ruajtëse të brendshme janë

cilësimet e alarmit, volumit dhe gjuhës; postat elektronike, faqeshënuesit; ngjarjet e

kalendarit; fotot; videot dhe muzika.

Mund të përdorni një kartë kujtese të heqshme me një kapacitet të hapësirës ruajtëse

deri në

64 GB për të pasur më shumë hapësirë ruajtëse. Skedarët e mediave dhe disa

aplikacione (me të dhënat e tyre) mund të zhvendosen në këtë lloj kujtese për të liruar

hapësirën ruajtëse të brendshme. Disa aplikacione, si për shembull aplikacioni Kamera,

mund të ruajnë të dhëna drejtpërdrejt në një kartë kujtese.

Kujtesa dinamike (RAM) është rreth

2 GB dhe nuk mund të përdoret si hapësirë ruajtëse.

RAM përdoret për aplikacionet që ekzekutohen dhe për sistemin operativ.

Mund të duhet të blini veçan një kartë kujtese.

Lexoni më shumë rreth përdorimit të kujtesës në pajisjet me Android duke shkarkuar

dokumentacionin për pajisjen tuaj në

www.sonymobile.com/support

.

Përmirësimi i funksionimit të kujtesës

Kujtesa në pajisjen tuaj është e prirur të mbushet si rezultat i përdorimit të zakonshëm.

Nëse pajisja fillon të ngadalësohet, ose aplikacionet e ndërpresin punën papritur, duhet

të keni parasysh sa më poshtë:

Duhet të keni gjithmonë në dispozicion më shumë se

100 MB hapësirë ruajtëse të

brendshme të lirë dhe më shumë se

100 MB RAM të lirë.

Mbyllni aplikacionet që po ekzekutohen, të cilët nuk i përdorni.

Pastroni kujtesën e fshehtë për të gjitha aplikacionet.

Çinstaloni aplikacionet e shkarkuara që nuk përdorni.

Zhvendosni aplikacionet në kartën e kujtesës nëse hapësira ruajtëse e brendshme është

plot.

Transferoni foto, video dhe muzikë nga kujtesa e brendshme në kartën e kujtesës.

Nëse pajisja nuk mund ta lexojë përmbajtjen në kartën e kujtesës, mund të duhet të

formatoni kartën. Kini parasysh që e gjithë përmbajtja në kartë fshihet kur e formatoni

atë.

Nëse po përdorni një pajisje me shumë përdorues, duhet të hyni si pronari, që do të thotë si

përdoruesi parësor, që të jeni në gjendje të kryeni disa veprime si p.sh. transferimin e të

dhënave në kartën e kujtesës dhe formatimin e kartës së kujtesës.

Për të parë gjendjen e kujtesës

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Arkivi.

Për të parë sasinë e kujtesës RAM të lirë dhe të përdorur

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Aplikacionet > Në veprim.

Për të pastruar kujtesën e fshehtë për të gjitha aplikacionet

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Arkivi.

3

Trokitni lehtë mbi

Të dhënat në kujtesën e fshehtë > OK.

Kur pastroni kujtesën e fshehtë, nuk humbni asnjë informacion të rëndësishëm apo cilësim.

134

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të transferuar skedarët e multimediave në kartën e kujtesës

1

Sigurohuni që keni futur një kartë kujtese në pajisje.

2

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Arkivi > Transfero të dhënat në kartën

SD.

4

Shenjoni llojet e skedarëve që dëshironi të transferoni në kartën e kujtesës.

5

Trokitni lehtë mbi

Transfero.

Për të zhvendosur aplikacionet në kartën e kujtesës

1

Sigurohuni që keni futur një kartë kujtese në pajisje.

2

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Aplikacionet .

4

Rrëshqisni shpejt përgjatë skedës

Në kartën SD. Do të shfaqet një listë ku

afishohen aplikacionet që nuk mund të zhvendosen.

5

Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të zhvendosni, pastaj trokitni lehtë mbi

ZHVENDOSE NË KARTËN SD. Pas zhvendosjes së aplikacionit, shfaqet një kuti

kontrolli e shënuar pranë aplikacionit.

Për të ndaluar ekzekutimin e aplikacioneve dhe të shërbimeve

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Aplikacionet > Në veprim.

3

Përzgjidhni një aplikacion ose shërbim, pastaj trokitni lehtë mbi

NDALO.

Për të formatuar kartën e kujtesës

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Arkivi > Fshi kartën SD.

3

Për të konfirmuar, trokitni lehtë

Fshi kartën SD > Fshij gjithçka.

E gjithë përmbajtja në kartën e kujtesës fshihet kur e formatoni atë. Sigurohuni se keni bërë

kopje rezervë të të gjitha të dhënave që dëshironi të ruani, para formatimit të kartës së

kujtesës. Për të bërë kopje rezervë të përmbajtjes, mund ta kopjoni në kompjuter. Për më

shumë informacion, shikoni