Sony Xperia Z Ultra - Telefonatat e urgjencës

background image

Telefonatat e urgjencës

Pajisja juaj mbështet numrat ndërkombëtarë të urgjencës, për shembull, 112 ose 911.

Normalisht mund t'i përdorni këta numra për të bërë telefonata të urgjencës në çdo

vend, me një kartë SIM të futur ose jo, nëse jeni brenda rrezes së mbulimit të një rrjeti.

Për të bërë një telefonatë urgjence

1

Hapni tastierën e telefonimit.

2

Futni numrin e urgjencës dhe më pas trokitni lehtë .

Mund të bëni telefonata urgjence edhe kur nuk është futur asnjë kartë SIM ose kur janë

bllokuar të gjitha telefonatat në dalje.

Për të bërë një telefonatë urgjence ndërsa karta SIM është e kyçur

1

Trokitni lehtë

Tel. e urgjencës.

2

Futni numrin e urgjencës dhe trokitni lehtë mbi .

Për të bërë një telefonatë urgjence ndërsa pajisja është e kyçur

1

Për të aktivizuar ekranin, shtypni pak tastin e energjisë .

2

Prekni dhe mbani ikonën e kamerës , më pas zvarriteni në të majtë. Do të

afishohet regjistri i telefonatave.

3

Trokitni lehtë për të afishuar tastierën e telefonimit.

4

Futni numrin e urgjencës dhe trokitni lehtë mbi .

65

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.